Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku mbeti i plagosur,30-vjeçari Sokol Daci. Ngjarja u regjistrua në vendin e njohur si “Kthesa e Rrilës”, ku persona ende të paidentifikuar hapën zjarr drejt një berberhane duke lënë të plagosur 30-vjeçarin, që rezulton dhe pronari i biznesit. Daci ka marrë tre plumba në trup dhe është nisur drejt spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore, ndërkohë 3 autorët dyshohet të jenë larguar në drejtim të paditur me një automet tip “Audi”. Sakaq burime bëjnë me dije se bashkë me Dacin, në berberhane, ka qenë dhe një polic, i cili ka deklaruar se nuk i ka parë autorët të cilët kanë qëlluar me armë zjarri. Gjithashtu, mësohet se i pranishëm...