Kush do e përfaqësojë Bashkinë e Tiranës në dëgjesë?/ Mazniku: Çështje e institucionit si e siguron prezencën

Kush do e përfaqësojë Bashkinë e Tiranës në dëgjesë?/ Mazniku: Çështje e institucionit si e siguron prezencën

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka bërë të qartë se afati i punës së komisionit përfundon më 15 korrik dhe se deri atëherë do të paraqitet në Kuvend një raport me përfundimet dhe rekomandimet e ekspertëve. Në një intervistë në A2CNN, Mazniku tha se komisioni nuk parashikon të kërkojë zgjatje të mandatit, pasi koha në dispozicion është e kufizuar për shkak të procesit zgjedhor të vitit 2027. Ai shtoi se mbetet synim arritja e një dakordësie me opozitën për një qëndrim të përbashkët mbi reformën. Duke komentuar çështjen e pjesëmarrjes së përfaqësuesve vendorë në dëgjesat e komisionit, Mazniku u ndal te rasti i Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se ftesat janë dërguar për të gjithë 61 kryetarët e bashkive dhe se komisioni...