Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

Propozimi i mazhorancës për ndarjen e re territoriale ka shkaktuar reagime edhe në Klos, ku qytetarë dhe punonjës të administratës vendore kanë dalë në protestë kundër planit që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Si shenjë kundërshtimi, administrata e Bashkisë Klos ka bojkotuar punën. Protesta janë njoftuar edhe në Belsh dhe Prrenjas, edhe këto dy bashki që me propozimin e mazhorancës pritet të shkrihen. Ditën e djeshme u zhvilluan protesta në Poliçan, ku qytetarët socialiste dogjën teserat, ndërsa kreu i PS në këtë qytet dha dorëheqjen para protestuesve.