Kultivoi bimë narkotike në mes të kanioneve në Tepelenë, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

Kultivoi bimë narkotike në mes të kanioneve në Tepelenë, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi dyshohet se kishte kultivuar 175 bimë narkotike Cannabis Sativa në vazo, në një zonë të thellë të kanioneve në fshatin Progonat. Sipas Policisë, në pranga ra shtetasi me inicialet I. M., 57 vjeç, banues në Tepelenë, i cili u kap në vendngjarje, ndërsa bimët narkotike u sekuestruan dhe më pas u asgjësuan. “Si rezultat i ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale policore, i dyshuari, shtetasi I. M., 57 vjeç, banues në Tepelenë, u arrestua në flagrancë, në thellësi të kanioneve në fshatin Progonat, në mes të të cilave kishte kultivuar në vazo, 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Kontrollet anticannabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut”,- thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës...