Kufiri që duhej të na bashkonte, u kthye në ferr: Qytetarët piqen në radhë, institucionet fshihen pas “rregullave”

Kufiri që duhej të na bashkonte, u kthye në ferr: Qytetarët piqen në radhë, institucionet fshihen pas “rregullave”

Radhë kilometrike dhe dhjetëra automjete të bllokuara janë krijuar këtë të premte në pikën kufitare Morinë–Vërmicë, duke i detyruar udhëtarët të presin nën temperatura ekstreme. Shkaku nuk ishte një incident i papritur, por përplasja e disa vendimeve administrative që, të marra pa koordinimin e duhur, prodhuan kaos. Kosova kufizoi nga ora 11:00 deri në 17:00 qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë për shkak të temperaturave të larta. Në Shqipëri, ndërkohë, kufizimi veror për kamionët nis të premten në orën 15:00 dhe vazhdon gjatë fundjavës. Situata u rëndua edhe nga kontrollet e automjeteve me targa të huaja. Secila palë mund të ketë një arsye të shkruar në letër. Por qytetari nuk udhëton mbi letra. Qytetari mbetet në asfalt, në vapë, duke djegur karburant dhe duke...