Kryeqyteti në kaos/Gazetari: Bllokuan Tiranën për festën e partisë, administratën e morën me frikën e bukës së gojës

Kryeqyteti në kaos/Gazetari: Bllokuan Tiranën për festën e partisë, administratën e morën me frikën e bukës së gojës

Kryeqyteti po përballet me një kaos të vërtetë dhe një situatë tepër të tensionuar, teksa festa për 35-vjetorin e PS ka paralizuar qarkullimin dhe kanë ngritur alarmin për incidente të rënda. I ftuar në nje studio televizive gazetari Armand Maho, lëshoi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e bërë atë përgjegjës direkt për bllokimin masiv të Tiranës dhe për rrezikun e një përplasjeje fizike në rrugë. Sipas tij, kryeministri po përdor pushtetin për të detyruar administratën publike të marrë pjesë në një aktivitet festiv për 35-vjetorin e partisë, duke i kërcënuar punonjësit me vendin e punës. Pamjet e njerëzve që ecin ‘kokëulur’ drejt këtij organizimi janë përshkruar nga Maho si të turpshme dhe si dëshmi e qartë e një presioni të...