Kryeministri e pranon: Administrata paradite në punë, pasdite këndonin në protestë ‘Rama jepe dorëheqjen’
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në protestën kundër qeverisë së tij në Bulevard kanë marrë pjesë punonjësit e administratës por dhe socialistët. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se qytetarët që dolën në protestë nuk kishin dalë kundër investimeve të qeverisë apo kundër zhvillimit të vendit, por ishin shprehje e një kërkese për standarde të reja. Ai tha se mes protestuesve kishte edhe votues, mbështetës e anëtarë të Partisë Socialiste, madje edhe punonjës të administratës publike, të cilët paradite vijonin punën dhe në mbrëmje merrnin pjesë në protesta. “Ju atje në periferinë e një bashkie nuk protestuat kundër atyre që kryebashkiaku kishte bërë për ju, ju që mbushët bulevardit nuk protestuat kundër Shqipërisë që ndërtuam gjatë tre mandateve të para, dhe këtu...
Burimi:
gijotina.com