“Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK…

“Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK…

Belind Këlliçi, ka reaguar pas deklaratës së biznesmenit Mohamed Alabbar, i cili tha se investimi në Shqipëri ishte i nxituar dhe një gabim. Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi e cilëson deklaratën e Alabbar si një sinjal të qartë se projekti po shkon drejt dështimit dhe i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të hetojë marrëveshjen për Portin e Durrësit. Sipas tij, një nga asetet më të rëndësishme strategjike të vendit iu dha investitorit pa transparencë dhe pa një debat publik. “Një port 2 mijëvjeçar, me 80 hektarë truall ndër më të vlefshmit në vend, iu dha mikut të Edi Ramës pa asnjë diskutim, debat apo dëgjesë publike,” shprehet Këlliçi. Ai pretendon se deri më tani investitori nuk ka kryer investime me fondet e tij,...