Kryebashkiaku i Libohovës: Karrigen ma ka besuar populli me votë, atij i detyrohem të mbroj interesat

Kryebashkiaku i Libohovës: Karrigen ma ka besuar populli me votë, atij i detyrohem të mbroj interesat

Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide, ka reaguar publikisht kundër propozimeve për shkrirjen e Bashkisë Libohovë me Bashkinë Gjirokastër, duke theksuar se qëndrimi i tij nuk lidhet me interesin personal apo me ruajtjen e postit, por me mbrojtjen e identitetit dhe të drejtave të komunitetit që përfaqëson. Në një reagim të gjatë, Hide i përgjigjet kritikëve që, sipas tij, përpiqen ta paraqesin këtë debat si një përpjekje për të mbrojtur “karrigen”, duke nënvizuar se mandatin ia kanë besuar qytetarët përmes votës dhe se pikërisht ndaj tyre ka detyrimin të mbrojë interesat e Libohovës. “Nuk kam dashur dhe nuk dua të justifikoj arsyen e karriges sime. Karrigen ma ka besuar populli me votën e tij dhe pikërisht atij i detyrohem të mbroj të drejtat, interesat dhe dinjitetin...