Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë
Një lagje e re me 40 banesa sociale pritet të ndërtohet së shpejti në Librazhd, duke ofruar një zgjidhje të qëndrueshme strehimi për familjet në nevojë dhe qytetarët e pastrehë të kësaj bashkie. Projekti, krahas ndërtimit të banesave, parashikon edhe krijimin e hapësirave publike të gjelbëruara, me synim rritjen e cilësisë së jetës dhe krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për komunitetin lokal. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një reagimi në rrjetet e saj sociale, ku sqaroi se ky investim strategjik po realizohet në kuadër të një bashkëpunimi të ngushtë me partnerë nga Katari. Strehim dhe dinjitet për familjet në nevojë Ky projekt synon të krijojë një model të ri të zhvillimit social në vend, duke kombinuar mbështetjen...
Burimi:
javanews.al