Zjarri rrezikon banesat në Koilac të Mallakastrës, evakuon disa familje! Flakët po përhapen drejt 4 fshatrave

Zjarri rrezikon banesat në Koilac të Mallakastrës, evakuon disa familje! Flakët po përhapen drejt 4 fshatrave

Disa familje në fshatin Koilac të Mallakastrës janë evakuar pasi pasi zjarri masiv që ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar banesat dhe banorët. Për shkak të erës zjarri po përhapet në drejtim të fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan. “Për shkak të erës së fortë, flakët po favorizohen në përhapjen e tyre në drejtim të zonave të banuara, ndërsa deri tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi’ thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë në orën 17:47. Policia e Fierit informon se në terren janë angazhuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shërbimet zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile dhe strukturat e tjera përgjegjëse. Njëkohësisht, grupi hetimor, nën drejtimin e...