Zjarri që ka përfshirë zona të pyllëzuara në Fier, shoqërohen dy të dyshuar për shkaktimin e flakëve

Zjarri që ka përfshirë zona të pyllëzuara në Fier, shoqërohen dy të dyshuar për shkaktimin e flakëve

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zona të pyllëzuara në Fier, duke detyruar autoritetet të evakuojnë 11 familje nga banesat e tyre për shkak të rrezikut të lartë nga përhapja e flakëve. Vatra e zjarrit ka nisur pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, dhe më pas është përhapur drejt zonës së Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe pyjore pranë fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke vështirësuar ndërhyrjen në terren. Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse, helikopterë të Forcave të Armatosura, dhjetëra efektivë të Policisë së Fierit, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Policia Rrugore, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Njësia Fier. Në gatishmëri ndodhet edhe ekipi i urgjencës së...