Zjarri në tregun e Lushnjës, dëme të mëdha, tregtarët kërkojnë dëmshpërblim
Zjarri i rënë në orët e para të mëngjesit ka përfshirë tregun e ri të fruta-perimeve në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për tregtarët. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 në tregun e ndërtuar tre vite më parë pranë aneksit të stadiumit të qytetit, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Në këtë treg ushtronin aktivitetin rreth 50 tregtarë, të cilët më herët shisnin produktet në rrugët dhe trotuaret e Lushnjës. Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të jetë shkaktuar aksidentalisht nga sistemi i ndriçimit elektrik të jashtëm. Një shkëndijë dyshohet se ka përfshirë materialet plastike, ndërsa flakët janë përhapur më pas me shpejtësi për shkak të kartonëve dhe materialeve të tjera lehtësisht të ndezshme. Tregtarët shprehen se dëmet janë të mëdha për ekonominë e...
Burimi:
javanews.al