Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në fshatin Koilac, policia evakuon disa familje

Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në fshatin Koilac, policia evakuon disa familje

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve nga fshati Koilac, Mallakastër, pasi zjarri masiv që ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar banesat dhe banorët. Në terren janë angazhuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shërbimet zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile dhe strukturat e tjera përgjegjëse. Për shkak të erës së fortë, flakët po favorizohen në përhapjen e tyre në drejtim të zonave të banuara, ndërsa deri tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi. Shërbimet e Policisë vijojnë të jenë të angazhuara në terren, duke garantuar sigurinë e banorëve dhe duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat për izolimin dhe shuarjen e flakëve të...