Zjarri në malin e Shëngjinit, Ndreu dhe Çako: Situata nën kontroll, autori i zjarrvënies i arrestuar
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, inspektuan nga afër situatën e krijuar nga zjarri në malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”. Ata u njohën me ecurinë e operacionit për shuarjen e flakëve dhe masat e marra nga strukturat e emergjencave civile. Ndreu theksoi se autori i zjarrvënies është identifikuar dhe se zjarri ka ardhur si pasojë e papërgjegjshmërisë së disa personave që djegin mbeturina dhe barishte. “Është identifikuar autori. Mendojmë se ka bërë nga papërgjegjshmëria që tregojnë disa njerëz duke djegur mbeturina dhe duke djegur bar. Është koha që mos të kryejnë veprime të tilla. Janë shumë të rrezikshme. Koha është shumë e nxehtë dhe ne na detyrojmë pastaj të përballemi gjithë...
Burimi:
javanews.al