Zjarri në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari. Tentoi të fshihte provat duke fshirë pamjet e kamerave të sigurisë

Zjarri në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari. Tentoi të fshihte provat duke fshirë pamjet e kamerave të sigurisë

Policia e Shtetit ka arrestuar  një 57-vjeçar si autorin e zjarrit që përfshiu malin e Shëngjinit. Sipas Policisë, 57-vjeçari me inicialet B. A., dyshohet se i vuri zjarrin mbeturinave pranë subjektit të tij tregtar në zonën e “Sagës”, Shëngjin, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të madhe pyjore të malit të Shëngjinit. Hetimet zbuluan se gjatë përhapjes së zjarrit ndodhi edhe një shpërthim, i dyshuar si i shkaktuar nga një predhë luftarake e pashpërthyer, e cila shpërtheu si pasojë e flakëve. Nga shpërthimi u dëmtua një 30-vjeçar që ndodhej si pasagjer në një automjet në lëvizje. Ai mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet konstatuan se i dyshuari kishte hequr DVR-në e kamerave të sigurisë së subjektit të tij, me...