Zjarri ne banesë/ Policia: Dyshohet se ka humbur jetën nëna me dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç

Zjarri ne banesë/ Policia: Dyshohet se ka humbur jetën nëna me dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të merkure në fshatin Domen të Shkodrës, ku një banesë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Njoftimi i Policisë Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë....