Zjarri në ambientet e Policisë së Tiranës, ra në sallën e network-ut, u dogjën kabuj elektrikë
Policia e Tiranës doli me një deklaratë lidhur me zjarrin që ra brenda në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës. Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë. Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Burimi:
syri.net