Zjarret në vend, aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka (ZONAT)
Pesë vatra zjarri janë aktualisht aktive në vend dhe që mbahen nën kontroll nga Emergjencat, teksa operacioni nga ajri dhe toka vijon. Në terren, në operacionet për menaxhimin e vatrave të zjarrit, të angazhuara janë të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse, ndërsa nga ajri kanë ndihmuar 3 helikopterë, 1 avion Air Tractor. Po ku janë 5 vatrat aktive aktualisht? -Në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, po mbahen nën kontroll disa vatra zjarri, pa rrezik për zonat e banuara. -Në Cikallesh, Kavajë, vatra ka rënë ndjeshëm në intensitet dhe po shkon drejt shuarjes së plotë. -Në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të disa vatrave të vogla. -Në Abaze, Krujë, situata është stabilizuar dhe kanë...
Burimi:
javanews.al