Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

Situata me zjarret në vend vijon të mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet, ndërsa temperaturat e larta dhe thatësira kanë krijuar kushte të favorshme për përhapjen e flakëve. Në një ldhje direkte në “Puls” në A2 CNN, Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Arben Cara, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 25 vatra zjarri, ndërsa tre prej tyre vijojnë të jenë aktive. Sipas Carës, vatrat aktive ndodhen në zonën e Priskës, Dardhës dhe Mallakastrës, ku kjo e fundit paraqet situatën më të vështirë për shkak të sipërfaqeve të mëdha me pisha. “Jemi në fazën më kritike të sezonit veror. Fillimi i gushtit, temperaturat e larta dhe thatësira krijojnë kushte që edhe një shkëndijë e vogël mund të...