Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë, flakët “përpijnë” barishtet dhe shkurret

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë, flakët “përpijnë” barishtet dhe shkurret

Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur pasditen e sotme në zonën e lagjes Kushtrimi në qytetin e Vlorës. Siç duket edhe nga pamjet e në vendngjarje, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë fillimisht sipërfaqe me barishte dhe shkurre, ndërsa po  afrohen pranë banesave të zonës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në terren dhe vijojnë punën intensive për izolimin e vatrës së zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve drejt shtëpive që ndodhen në afërsi. Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon avancimin e zjarrit dhe po vështirëson ndërhyrjen e efektivëve zjarrfikës.