Zjarr pranë një blloku banimi në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në lagjen “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës. Mësohet se zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre dhe barishte, pranë një blloku banimi. Zjarri po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që në terren kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, pasi rrezikohen edhe banesat aty pranë.
Burimi:
javanews.al