Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë ullishtet
Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e së shtunës në fshatin Drenovë të Mallakastrës, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullishte. Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta, duke rrezikuar zgjerimin e mëtejshëm të vatrës. Forcat zjarrfikëse të Mallakastrës janë angazhuar në terren për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për shkak të përmasave të zjarrit, në ndihmë janë nisur edhe mjete dhe efektivë nga shërbimet zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit dhe Albpetrolit. Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve.
Burimi:
syri.net