Zjarr në autostradën Fier-Vlorë, tymi mbulon zonën! Vështirësi në qarkullimin e automjeteve
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e kësaj të hëne përgjatë autostradës Fier-Vlorë. Flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të bimësisë në anë të rrugës, duke krijuar vështirësi dhe rrezik për qarkullimin e automjeteve. Tymi i dendur i shkaktuar nga zjarri ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në këtë segment rrugor, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve ka shtuar rrezikun për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në zonë. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë nisur disa mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre në sipërfaqe të tjera. Ndërkohë, autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në autostradën Fier-Vlorë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e...
Burimi:
vizionplus.tv