Zgjidhet kreu i Dhomës së Avokatisë, vështirësi gjatë procesit të votimit
Dhoma Vendore e Avokatisë Tiranë zgjedh këtë të premte kreun e saj të ri për një mandat 4-vjeçar. Përveç kryetarit, anëtarët e dhomës, gati 1900 në total, votojnë edhe për Sekretarin e Dhomës, 11 anëtarët e Këshillit Drejtues dhe 41 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm. Teska interesi i avokatëve për të votuar ishte i lartë, ajo që u pa si problematike ishte vendi i zgjedhur për procesin zgjedhor dhe vetë organizimi i procesit, shkruan A2. Hapësira e qendrës së votimit, ambient pranë Piramidës, ishte dukshëm e vogël, çka vështirësonte gjithë procesin e votimit. Për orë me radhë, avokatët qëndruan në këmbë në hyrje të qendrës së votimit, ndërsa i njëjti kalim shërbente edhe për daljen, duke krijuar shpesh kaos dhe vështirësi kalimi.
Burimi:
javanews.al