Zbulohet një bazë për tharjen e kanabisit në Divjakë, sekuestrohen 44 kg drogë dhe 1 426 bimë narkotike

Zbulohet një bazë për tharjen e kanabisit në Divjakë, sekuestrohen 44 kg drogë dhe 1 426 bimë narkotike

Një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në zonën e Rezervuarit të Divjakës, gjatë një operacioni të Policisë së Fierit. Gjatë aksionit u sekuestruan 44 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, ndërsa u konstatuan të kultivuara 1 426 bimë kanabisi. Sipas Policisë, në ambientin e zbuluar u gjetën 37 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe 7 kilogramë kanabis në formë boçesh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për ekspertim. Po gjatë operacionit, në një sipërfaqe toke shtetërore pranë rezervuarit, u evidentuan të mbjella 1 426 bimë narkotike kanabis. Një pjesë e tyre u asgjësuan në vend me djegie, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua si provë materiale. Operacioni i koduar “Koordinimi” u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë...