Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka goditur një aktivitet të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive në Fushë-Krujë. Operacioni u ndërmor mbi bazën e informacioneve të siguruara nga strukturat e Inteligjencës Operative të AMP-së. Gjatë aksionit, u ushtrua kontroll në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit me iniciale A.S., në zonën e njohur si “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës. Nga kontrolli i ushtruar, agjentët e AMP-së sekuestruan katër pajisje kompjuterike që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit, katër monitorë, si edhe pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike që, sipas hetimeve paraprake, shërbenin për organizimin e basteve sportive të paligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, përveç pajisjeve të dyshuara se përdoreshin për organizimin...
Burimi:
javanews.al