Zbardhet ngjarja e rëndë! Shqiptari u ekzekutua dhe u hodh në rezervuar, arrestohen 2 bashkëatdhetarë dhe një spanjolle

Zbardhet ngjarja e rëndë! Shqiptari u ekzekutua dhe u hodh në rezervuar, arrestohen 2 bashkëatdhetarë dhe një spanjolle

Policia e Spanjës ka zbardhur krimin e ekzekutimit të një 31-vjeçari shqiptar në Malaga dhe më pas hedhjes së trupit të tij në një rezervuar pasi e futën kufomën në thes. Tre persona të dyshuar, mes të cilëve dy shqiptare 36 dhe 45 vjeç, si dhe bashkëpunëtorja e tyre spanjolle, janë arrestuar, kurse motivi për krimin besohet se është larja e hesapeve mes grupeve rivale për aktivitetet e paligjshme, kryesisht kontrolli i territorit të trafikut të drogës. Viktima u gjet vjeshtën e vitit të kaluar i hedhur në ujë dhe trupi ishte drejt dekompozimit, brenda një thesi në rezervuarin Casasola në Almogía (Málaga). “Hetimi arrin në përfundimin se vrasja ishte motivuar nga një larje hesapesh në kontekstin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe se viktima...