Vrau ish-vjehrrit dhe më pas veten, Refit Buzi nën hetim për “mashtrim”

Vrau ish-vjehrrit dhe më pas veten, Refit Buzi nën hetim për “mashtrim”

Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrit dhe më pas veten, pas kthimit nga Anglia kishte tentuar të riniste jetën në Shqipëri dhe po merrej me import-eksport të fruta-perimeve. Por për Refit (Nertil) Buzin kishte nisur një procedim për veprën penale “Mashtrimi”, teksa është zbardhur edhe dëshmia që i ndjeri ka dhënë asokohe. 35-vjeçari kishte jetuar prej katër vitesh në Angli dhe se në vitin 2024 ishte rikthyer në Shqipëri për të nisur veprimtari ekonomike si ndërmjetës në sigurimin e tregut të shitjes për eksportuesit e fruta-perimeve në Shqipëri. Kjo veprimtari po kryhej pa pasur një NIPT apo licencë. Refit Buzi kishte hyrë në bisedime me shqiptarët S. H. dhe F. R. që të dërgonin në Angli tek biznesi me drejtues shtetasin turk B. G. Më...