Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Violand Braçellari transferohet te Spitali i Burgut

Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Violand Braçellari transferohet te Spitali i Burgut

Violand Braçellari, 43 vjeç, i akuzuar për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij Edison Adri në fshatin Boden të Bashkisë Maliq, ka lënë Spitalin e Traumës, pasi gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Aktualisht, Braçellari ndodhet i shtruar në Spitalin e Burgut pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po vijon trajtimin mjekësor nën masa të rrepta sigurie. Pas përfundimit të mjekimit, ai pritet të transferohet në një institucion të sigurisë së lartë. Sipas të dhënave të hetimit, 43-vjeçari dyshohet se ka përdorur municion blindëshpues gjatë sulmit me armë automatike ndaj dy efektivëve të policisë. Si pasojë e të shtënave, Enea Mekolli humbi jetën pasi u godit nga pesë plumba, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur....