Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar
Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar 30 vite burg për 72 vjeçarin Thoma Mastorën, i akuzuar për vrasjen e çiftit të të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia, ngjarje që tronditi Dropullin në maj të vitit 2024. Pretenca u paraqit në përfundim të procesit gjyqësor, pasi sipas organit të akuzës, hetimet kanë provuar fajësinë e të pandehurit për vrasjen e dy bashkëshortëve në fshatin Bodrishtë. Mastora akuzohet për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa Prokuroria i ka kërkuar gjykatës dënimin me 30 vite burg. Krimi ndodhi më 2 maj 2024. Sipas dosjes hetimore, gjithçka nisi pas një konflikti të çastit në banesën e çiftit të të moshuarve, i cili më pas përshkallëzoi në përdorimin e sendeve të forta. Pas ngjarjes, Mastora, asokohe 69 vjeç,...
Burimi:
javanews.al