Vrasja në Paskuqan dhe zhdukja e 34 vjeçarit, çfarë deklaron Policia për këto dy ngjarje

Vrasja në Paskuqan dhe zhdukja e 34 vjeçarit, çfarë deklaron Policia për këto dy ngjarje

Drejtori i komanduar i Policisë Tiranë, Oliger Torba dhe Ermal Haxhi, drejtori për Kufirin dhe Migracionin, kanë dalë në konferencë për mediet, për bilancin e punës në muajin maj dhe dy javët e para të qershorit. Në pak javë janë evidentuar 1436 raste të ndryshme të veprave penale, ndërsa janë zbuluar 92.6% e tyre. Janë realizuar 58 operacione në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, goditjes së lojërave të fatit apo prostitucionit. U veçuan 4 fazat e operacionit “Zonat”, ku janë shpërbërë rrjetet e shpërndarjes së lëndës narkotike, sidomos pranë shkollave. Në pranga kanë përfunduar 46 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kryesisht me tendencë në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit. Torba u pyet lidhur me zhdukjen e 34 vjeçarit Englant Koçi dhe...