Vrasja në Korçë, autori dhe viktima njiheshin! Policia ngre postblloqe për kapjen e ekzekutorit

Vrasja në Korçë, autori dhe viktima njiheshin! Policia ngre postblloqe për kapjen e ekzekutorit

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të shtune në lagjen 14 në Korçë, ku u vra me armë zjarri Joan Zyko 20-vjeç. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të ngjarjes K.A. Dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë në konflikt ditët e fundit.Lexo edhe :Related Posts Sipas informacioneve paraprake, arma e përdorur dyshohet të jetë kallashnikov. Mësohet se autori i dyshuar ka precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje. Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Në disa zona janë ngritur postblloqe, ndërsa kontrollet vijojnë për gjetjen e të dyshuarit. Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia në kërkim të autorit të dyshuar me inicialet...