Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima ishin shokë fëmijërie, 20-vjeçarit iu gjet një thikë në dorë (DETAJE TË REJA)

Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima ishin shokë fëmijërie, 20-vjeçarit iu gjet një thikë në dorë (DETAJE TË REJA)

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko, e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima dhe autori i dyshuar janë përfshirë në një konflikt pak para momentit fatal. Një tjetër detaj i rëndësishëm që po verifikohet nga grupi hetimor është se viktima dyshohet se kishte me vete një thikë, e cila është gjetur në dorën e tij pas ngjarjes.Lexo edhe : Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse thika është përdorur gjatë konfliktit dhe për të rindërtuar dinamikën e plotë të përplasjes mes dy të rinjve. Viktima dhe autori i dyshuar, sipas informacioneve të mëparshme, kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Autori dyshohet se ka precedentë penalë për armëmbajtje pa...