Vrasja në Kamëz, dyshohet se shkak u bë një lojë kalçeto

Vrasja në Kamëz, dyshohet se shkak u bë një lojë kalçeto

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në zonën e Paskuqanit ku për pasojë ka ndërruar jetë një person i identifikuar si Ardian Baloshi. Autori është identifikuar si Sadik Llanaj dhe policia po punon për kapjen e tij. Dyshohet se konflikti mes autorit dhe viktimës të ketë nisur për një lojë kalçeto.