Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko në Tiranë, në gusht të vitit 2019. Sipas dosjes hetimore, Selmani konsiderohet një nga personat kyç në organizimin dhe realizimin e atentatit. Prokuroria ka provuar se ai ka drejtuar automjetin e përdorur për ndjekjen e viktimës dhe ka kryer lëvizje të koordinuara me pjesëtarët e grupit, duke vepruar sipas urdhrave të Leonard Dukës. Hetimet zbuluan se vrasja e Santiago Malkos lidhej me përplasjet mes grupeve kriminale që vepronin në Tiranë. Malko, i cili në të kaluarën kishte shërbyer në radhët e Policisë së Shtetit, por ishte larguar nga detyra, njihej gjithashtu si mik i Ervis...
Burimi:
javanews.al