Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli u vra pa qëlluar asnjë plumb, Braçellari hapi zjarr sapo pa policinë dhe tentoi të largohej

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli u vra pa qëlluar asnjë plumb, Braçellari hapi zjarr sapo pa policinë dhe tentoi të largohej

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore për operacionin në Malin e Bodesës, ku humbi jetën efektivi i policisë Enea Mekolli dhe mbeti i plagosur kolegu i tij, Edison Adri. Sipas dokumentit hetimor, operacioni u organizua pas kallëzimit të një 32-vjeçari, i cili punonte si çoban te bagëtitë e Violand Braçellarit dhe pretendonte se ishte dhunuar e kërcënuar me armë prej tij. Dosja tregon se sapo policia nisi rrethimin e stallave ku qëndronte i kërkuari, Violand Braçellari hapi zjarr në drejtim të efektivëve. Si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri. Mekolli nuk arriti të qëllonte asnjëherë me armën e tij. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, pranë trupit të tij u gjet automatikja me 29...