Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani kërkon garantimin e kalimit të anijeve

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani kërkon garantimin e kalimit të anijeve

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se është bërë “përparim” në diskutimet mes Iranit dhe Omanit, por nuk dha detaje të tjera. Deklarata e tij erdhi pasi delegacioni i Omanit udhëtoi për në Teheran për bisedime lidhur me menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit. Baghaei tha se ditët e fundit në Teheran janë zhvilluar “disa runde bisedimesh” ndërmjet zëvendësministrave të Jashtëm të Iranit dhe Omanit, gjatë të cilave të dyja palët “shkëmbyen pikëpamje mbi parimet e përbashkëta dhe mekanizmat operacionalë për menaxhimin e kalimit të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, duke respektuar të drejtat sovrane të dy shteteve”. Megjithatë, ai shtoi se “aktualisht nuk ka pasur asnjë ndryshim në statusin e lundrimit përmes ngushticës”. Irani dhe Omani janë dy shtetet që...