Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave, humbin jetën 9 persona

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave, humbin jetën 9 persona

Rusia ka njoftuar se ka kryer sulme ndaj infrastrukturës portuale dhe anijeve ukrainase pranë qytetit të Odesës, ndërsa autoritetet ukrainase raportojnë për viktima pas goditjes së një anijeje mallrash. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur përmes një deklarate në Telegram se forcat ruse goditën terminalin e kontejnerëve në portin e Chornomorsk, duke pretenduar se aty ndodhej ngarkesë me karakter ushtarak. Ndërkohë, autoritetet portuale ukrainase raportuan se një anije mallrash e goditur gjatë javës së kaluar është fundosur pranë brigjeve të Odesës. Anija “Golden Leo”, e cila mbante flamurin e Guinesë-Bisau, u mbyt pas dëmtimeve të marra nga sulmi. Sipas të dhënave të bëra publike, nëntë anëtarë të ekuipazhit humbën jetën, ndërsa tetë të tjerë u shpëtuan. Sulmet ndaj infrastrukturës detare dhe porteve të...