Vrasja e efektivit të policisë në Maliq, Hita: Hetim për procedurat e punës, policia e Korçës nuk kërkoi ndihmë për forcat RENEA. Unë s’kisha dijeni
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka bërë me dije se ka nisur një hetim për procedurat standarte për punën që është kryer për kapjen e Violand Braçellari. Për mediat, Hita tha se Policia e Korçës nuk ka kërkuar ndihmë për forcat RENEA dhe se ai vetë nuk ka qenë në dijeni të operacionit. Skënder Hita: Sot ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë në Malin Bode, në Maliq, ku gjatë një operacioni policor, humbi jetën, në krye të detyrës, një punonjës policie dhe mbeti i plagosur një punonjës tjetër policie, nga sulmi me armë i një shtetasi të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore. Jam këtu për të ndarë dhimbjen me familjarët e punonjësit shembullor, Enea Mekolli, i cili heroikisht, humbi jetën, dhe...
Burimi:
vizionplus.tv