Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit
Policia në Podgoricë ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e trefishtë që tronditi qytetin, Vehad Murić (25 vjeç). Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve, i riu nga Rozhajë u lokalizua dhe u vu në pranga pas një operacioni të gjerë policor, të zhvilluar nga strukturat e sigurisë në veri dhe qendër të vendit. Arrestimi u krye në një zonë të hapur në qendër të qytetit të Rozhajës, pas një sërë veprimesh operative dhe taktike. Murić dyshohet se një natë më parë, në lagjen Stari Aerodrom të Podgoricës, ka vrarë me armë të ftohtë tre persona: vëllezërit Denis Hot dhe Nezrin Hot, si dhe Kenan Miraljemović, shtetas i Serbisë nga Novi Pazari. Autoritetet bëjnë me dije se ndaj tij rëndon akuza për “vrasje të rëndë”, ndërsa...
Burimi:
javanews.al