Vrasja e dy të dënuarve në burgun grek! Arrestohen 11 persona, mes tyre një shqiptar, dyshohet se është autori…

Vrasja e dy të dënuarve në burgun grek! Arrestohen 11 persona, mes tyre një shqiptar, dyshohet se është autori…

Autoritetet greke kanë arrestuar 11 persona pas përleshjes së përgjakshme që la dy të vdekur në Burgun e Nigritës, në rajonin e Serresit në Greqi, pasditen e të dielës. Operacioni u zhvillua brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, mes të arrestuarve ndodhen një shtetas gjeorgjian dhe një shqiptar, të cilët dyshohet se janë autorët e vrasjes së dyfishtë. Nëntë persona të tjerë janë ndaluar për përfshirje në incident, raporton Protothema. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, pak para orës 16:00, në sektorin e qelive disiplinore të burgut. Sipas të dhënave nga hetimet, katër të burgosur dolën nga qelia e tyre dhe thyen drynat e dy qelive të tjera, duke u...