Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar, fshehu në banesë makinën e autorëve

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar, fshehu në banesë makinën e autorëve

Besnik Kolndreu, 40-vjeç, i shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në prill të këtij viti në Balldren të Lezhës është arrestuar në Mal të Zi dhe është deportuar drejt Shqipërisë. Sipas Policisë së Shtetit, i dyshuari akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi dyshohet se ka fshehur automjetin e përdorur nga autorët pas ekzekutimit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. “Falë informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, si dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore malazeze, Policia e Malit të Zi lokalizoi dhe kapi në Ulqin një shtetas të kërkuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren. Menjëherë pas kapjes, shtetasi...