Vrasja e çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! Besnik Koldreu: Nuk kam lidhje
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 40-vjeçarin e arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, më 26 prill të këtij viti në fshatin Balldren të Lezhës. Në sencën me dyer të mbyllura Besnik Koldreu ka mohuar se ka lidhje me vrasjen e tyre. “Jetoj dhe punoj në Malin e Zi. Nuk kam dijeni që autorët e krimit kanë fshehur makinën e përdorur prej tyre në afërsi të banesës ku jetojnë prindërit e mi (Torovicë)”, citohet të ketë dëshmuar ai. Por, pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 40-vjeçarit për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim. Besnik Koldreu u arrestua nga policia malazeze në...
Burimi:
syri.net