Vrasja e 20 vjeçarit/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohet autori i dyshuar
Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Kristjan Sterjo, i dyshuar për ngjarjen dhe i kapur rreth gjashtë orë pas krimit, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, Sterjo ka deklaruar se mes tij dhe Zukos kishte pasur konflikte të mëparshme. Një prej episodeve që po verifikohet lidhet me pretendimin e të dyshuarit se viktima kishte ngacmuar të dashurën e tij. Hetuesit po shqyrtojnë edhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve. Sipas dëshmisë së dhënë dhe të dhënave të mbledhura deri tani, ata kishin pasur debate verbale disa ditë para ngjarjes, ndërsa marrëdhënia mes tyre ishte shoqëruar me konflikte të përsëritura. Sipas versionit të paraqitur nga...
Burimi:
ntv.al