Vrasës gjakftohtë/ Dalin pamjet e krimit në familje, burri i afrohet dyqanit dhe qëllon drejt gruas

Vrasës gjakftohtë/ Dalin pamjet e krimit në familje, burri i afrohet dyqanit dhe qëllon drejt gruas

Vrasës gjakftohtë! I tillë është rasti i Shtjefën Ziçit, i cili ekzekutoi dje me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardha Ziçi. E gjithë skena e krimit është filmuar në kamerat e sigurisë, ndërkohë që banesa e çiftit shkodran ishte pajisur me disa të tilla në ambientet e jashtme. Në pamjet në fjalë, shfaqet Ziçi që hyn në banesë, teksa del pak sekonda më vonë me një çifte në dorë. Ndërkohë, në qetësi të madhe, hap derën kryesore të oborrit të banesës dhe sheh nëse njeri jashtë saj dhe më pas hyn i armatosur në derën që të çon në biznesin që çifti kishte. Në sfond dëgjohen dy të shtëna, të cilat rezultuan fatale për Bardhën, nënën e dy fëmijëve të tij. Fill pas aktit të...