Vlorë/ E përplasi makina, humb jetën 80-vjeçarja në Vranisht
Një aksident ka ndodhur në qendër të fshatit Vranisht në Vlorë ku një 59-vjeçar ka shtypur me makinë një 80-vjeçare. Si pasojë, e moshuara ka humbur jetën.Njoftimi i policisë:Aksident në Cërrik, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri! Makina merr përpara barrierën mbrojtëse, përplaset me murin (EMRAT)Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
ntv.al