Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve
Ka nisur në Gjykatën e Durrësit seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit dhe dy ish-punonjësve të këtij institucioni, të arrestuar për dyshime për shpërdorim detyre. Tre personat akuzohen për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, e kryer në bashkëpunim, vepër penale e parashikuar nga nenet 135 dhe 25 të Kodit Penal. Gjatë seancës, Gjykata e Durrësit do të shqyrtojë ligjshmërinë e arrestimit dhe do të vendosë për masat e sigurisë ndaj tre të pandehurve.
Burimi:
javanews.al