Vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit në Panahor, ndërhyrje nga ajri

Vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit në Panahor, ndërhyrje nga ajri

Operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e Panahorit vijon edhe këtë mëngjes me angazhimin e dhjetëra forcave në terren. Në operacion janë përfshirë 40 trupa të Forcave të Armatosura, 25 efektivë të shërbimit zjarrfikës me 4 mjete zjarrfikëse, si dhe 30 forca të bashkisë. Gjithashtu ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për të ndihmuar në shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të zjarrit. Sipas të dhënave të agjencisë Europiane të Mbrojetjes ndaj Zjarreve, raportohet se deri me tani në vendin tonë janë djegur 1636 hektarë pyje.