Vijojnë lëvizjet në radhët e Policisë, vetëm të mërkurën Hita firmosi rreth 40 ndryshime

Vijojnë lëvizjet në radhët e Policisë, vetëm të mërkurën Hita firmosi rreth 40 ndryshime

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Andi Banushi është emëruar zëvendësdrejtor, në Policinë e Elbasanit, duke zëvendësuar Krenar Guçen, i cili është transferuar si shef rendi në Përmet. Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit nr. 2, ndërsa Gerald Toska merr drejtimin e Komisariatit të Fierit. Ndryshime ka edhe në nivelet drejtuese të krimit, ku Dritan Muça është caktuar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj në të njëjtin post në Berat. Oficeri i karrierës Islor Islami, i cili një ditë më parë dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë së Lezhës, është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar. Ndërsa Erdit Rreçeku është emëruar shef komisariati në Peqin. Vendimi...